Krasniqi pas takimit me Osmanin: Interesi nacional mbi të gjitha

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Krasniqi i ka ofruar mbështetjen e plotë të gjitha institucioneve të sigurisë.

“Në kuadër të një jave tejet sfiduese për Kosovën, sot i jam përgjigjur pozitivisht ftesës për takim nga Presidentja Osmani-Sadriu. Gjatë këtij takimi, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, u informova në lidhje me gjendjen e sigurisë në vend dhe veprimet e të gjitha institucioneve për të garantuar siguri e mbrojtje për qytetarët dhe shtetin tonë. Edhe një herë, shpreha mbështetjen dhe mirënjohjen më të thellë për të gjitha institucionet e sigurisë, posaçërisht për Policinë e Kosovës, e cila, në 24 vitet e ekzistencës së saj, nuk ka rreshtur së na bëri krenarë me profesionializimin e dëshmuar vit pas viti në shërbim të vendit. Heroi Afrim Bunjaku është shembulli i fundit i kësaj atdhedashurie”, ka thënë ai.

Back to top button