Krasniqi pas vrasjes së 63 vjeçares: Koha të reagohet urgjentisht për parandalimit të dhunës në familje

Kryetari i Paritsë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e quajti tragjike vrajsen e gruas 63 vjeçare në Prishtinë.
Ai vlerësoi kontributin e të ndjerës në arsim ndërkophë bëri thirrje që të bëhen veprime konkrete për parandalimin e dhunës në familje.
“Koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje. Ky duhet të jetë prioritet i shoqërisë dhe shtetit tonë – për të cilin duhet të reagohet urgjentisht. Familjes së arsimtares Sadije, kolegëve e miqve të saj, u shpreh ngushëllimet më të thella!”, shkroi Krasniqi në Facebook.
11:16 – Çitaku për vrasjen e 63 vjeçares: Po kërkoni motiv a?! Nuk ka motiv që e arsyeton këtë çmenduri
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku reagoi për vrasjen e 63 vjeçars në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.
Çitaku shkroi në Facebook nuk ka asnjë motiv që e arsyeton këtë akt.
“Në Prishtinë, një grua në moshën 63 vjeçare vritet me sopatë nga bashkëshorti i saj.
Nuk dihen motivet e vrasjes, po thonë. Sinqerisht, motiv po kërkoni a?!!
Nuk ka motiv që e shpejgon apo arsyeton këtë çmenduri. Dhimbje pafund.”, shkroi Çitaku.
Dyshohet se 63 vjeçarja u vra më sëpatë nga bashkëshorti i saj.
“Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti”, njoftoi Prokuoria Themelore e Prishtinës./21Media

Back to top button