Krasniqi: Mos e bëni veten për spital

Krasniqi: Mos e bëni veten për spital

Infektologu, Valbon Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrijnë në shtëpi. Ai ka thënë që most ë grumbullohen as nëpër natyre.

“Në një video nga atje po shihen dhjetëra vetura duke pritur në radhë. Kjo nuk duhet të ndodhë ,, kjo NUK GUXON të ndodhë.Prevallën do t’a kemi aty edhe pasi të kalojë pandemia.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai tutje ka thënë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe mos ta bëjnë veten për spital.

“Ndjej obligim profesional e qytetar, që t’ju bëj thirrje atyre njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre.
Prevallën , Badovcin, Rugovën, Batllavën e shumë bukuri tjera natyore të Kosovës do t’i shijojmë të gjithë bashkarisht pasi të kalojë epidemia.Uroj të kuptohet drejt kjo thirrje e imja dhe thirrjet e gjithë kolegëve e autoriteteve tona shëndetësore për të qëndruar në shtëpi.#Rrinshpi Mos e bën veten për spital !”, ka përfudnuar Krasniqi.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 283 persona me COVID-19, 7 prej tyre kanë vdekur, kurse 58 janë shëruar./21Media

Të nderuar qytetarë të venditNuk munda të rri i qetë kur lexova në portalet tona se shumë qytetarë sot ja paskan…

Gepostet von Valbon Krasniqi am Sonntag, 12. April 2020