Krasniqi: Shtatorja e Adem Jasharit po vjen në Prishtinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se më 28 nëntor, me rastin e 68 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, Adem Jashari planifikohet që shtatorja e tij do të vendoset në zemër të kryeqytetit.
“Me 28 nëntor, me rastin e 68 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, Adem Jashari, njëkohësisht Ditës së Flamurit dhe daljes publike të UÇK-së, planifikohet që shtatorja e Komandantit Legjendar të vendoset aty ku e ka vendin, në zemër të kryeqytetit. Bac, mezi po presim!”, ka shkruar Krasniqi deri sa përmes një videoje atij i është bashkangjitur edhe Leutrim Retkoceri kryetar i grupit parlamentar të PDK-së në Prishtinë.
Retkoceri ka thënë se Prishtinës i ka munguar shtatorja e heroit tonë kombëtar. “ Prandaj sot jemi tejet krenar që si grup i asamblistëve të PDK-së kemi pasur nderin dhe mundësinë që të shtyjmë përpara këtë projekt.

Back to top button