Krasniqi: Sistemin e arsimit e degradon edhe faktori korruptiv

(Lajm i përditësuar)


Krasniqi: Sistemin e arsimit e degradon edhe faktori korruptiv

Kolë Krasniqi, Ekspert i çështjeve të sigurisë në ”Click” të RTV21 tha se në sistemin e arsimit në Kosovë po ndikon edhe faktori korruptiv.

”Faktori korruptiv në sistemin e arsimit po degradon në mënyra të tmerrshme arsimin”, tha Krasniqi.

Ai tutje shtoi se ka personat përgjegjës në sistemin e arsimit që e keqperdorin pozitat e tyre duke punësuar persona që nuk i përmbushin kriteret.

”Personat përgjegjës që e keqperdorin detyrat e tyre dhe punësojnë njerëzit në kundërshtim me kriteret ligjore”, tha ndër tjera Krasniqi.


“PISA 2022”, Krasniqi: Rezultat i degradimit, punësime politike të mësimdhënësve pa arsimim

Kolë Krasniqi, Ekspert i çështjeve të sigurisë në ”Click” të RTV21 tha se rezultatet e dobta të Kosovës në testin e PISA-s për vitin 2022 janë degraduese si shkak i ndërhyrjeve politike.
”Rezultat i degradimit në procesin e arsimit si rezultat i ndërhyrjeve politike në procesin e arsimit punësimve krejtësisht klanore dhe politike të mësimdhënësve pa arsimim”, tha Krasniqi.

Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë, kështu duke u renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.


Agani: Shoqëria shqiptare nuk është femicide

Në ”Click” të RTV21 Ferid Agani, neuropsikiatër tha se shoqëria shqiptare nuk është femicide.

”Nëse e shohim në aspketin politik përdorimi i këtij koncepti femicid që të vetëdijësohet shoqëria, të vetëdijësohen burrat, në një farë mënyre të frikësohen se kqyre qa po bëni unë e kisha kuptuar në atë aspekt  politik që po duhet me u mbri një shkallë më e lartë e vëmendjes për ndërprejen e dhunës”, tha Agani.

Ai tutje shtoi se ”shoqëria shqiptare nuk është femicide në asnjë mënyrë”.


Agani: Shkallë e lartë e mosbesimit në institucionet ku raportohet kjo dhuna

Ferid Agani, neuropsikiatër në ”Click” të RTV21 tha se shkalla e besimit për raportim të dhunës është shumë e vogël.

Për këtë Agani tha se institucionet duhet të punojnë shumë.

”Ekzsiton shkallë e lartë e mosbesimit në institucionet ku raportohet kjo dhunë. Shkalla e besimit është shumë e vogël. Duhet të punohet shumë në këtë drejtim insittucionet e vendit veçanarisht në ajo linja e parë ku raportohet dhuna dhe të ketë një shkallë të lartë të besimit të grave dhe vajzave ë raportimin e dhunës”, tha Agani.


Dhuna ndaj grave, Muhaxhiri: Dikur divorci ka qenë turp, sot për fat nuk është kjo

Analisti Artan Muhaxhiri tha në emisionin “Click” në RTV21 ka thënë se dhuna ka ekzistuar gjithmonë. Duke e bërë një krahasim me kulturën e viteve 70-ta dhe viteve të 80-ta.

”Divorci ka qenë turp, numri i divorceve ka qenë minimal, gratë e kanë duruar edhe dhunën në familje, dhunën në lidhje bashkëshortore, sot për fat nuk është kjo”, tha Muhaxhiri.


Raportimi i dhunës, Agani: Rezultat i vetëdijësimit të popullatës

Ferid Agani, neuropsikiatër në ”Click” të RTV21 tha se manifestimi i dhunës te njerëzit ka dallime, ajo mund të shkojë edhe në ekstrem.

Për numrin e raportimeve të dhunës familjare, Agani tha se është një rezultat i vetëdijesimit të popullatës.

”Kemi numra të cilat janë rezultat i vetëdijësimit të popullatës, që është gjë shumë pozitive për shoqërinë kemi kriju mekanizma shoqëror, institucional të cilat po mundësojnë paraqitjen e rasteve”, tha Agani.

Agani tutje shtoi se kjo dhunë gjithmonë ka ekzistuar në shoqërinë tonë, por sipas tij, ka qenë e nën raportume./21Media

Back to top button