Krasniqi: Takimet konsultative nuk kanë asnjë efekt në draft-statutin e Asociacionit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë sot se nuk ka marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, sepse konsideron se takimet e tilla nuk japin asnjë efekt real për çështjen e draft-statutit të Asociacionit.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të jap qëndrim zyrtar kryeministri i Kosovës, i cili sipas tij, sot e kësaj dite ende nuk ka qëndrim.

Krasniqi tha se qëndrimi dhe rezervat e PDK-së sa i përket kësaj teme, prej preambulës deri tek nenet e fundit të draftit të prezantuar, janë të qarta dhe konkrete.

Ai gjithashtu tha se kryeministri Albin Kurti duhet ta tregojë qëndrimin e tij në lidhje me draft-statutin e Asociacionit pasi që ai ka përgjegjësi kushtetuese për këtë çështje.

Back to top button