Infektologu kosovar, Valbon Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit. Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që kësaj here të festohet në shtëpi, që në të ardhmen të festojmë të gjithë së bashku.

“Besimi dhe durimi, dy fjalët më të dëgjuara këtyre muajve, por edhe dy virtytet më të larta të trashëguara ndër breza, u dëshmuan se janë shtyllat më të forta të suksesit në jetë. Gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet. Edhe COVID-it i ka ardhe fundi. Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku. Urime dhe me Fat Festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media