Pas konfirmimit të rasteve të reja me koronavirus, infektologu Valbon Krasniqi ka bërë thirrje për kujdes.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se jeta normale duhet të vazhdojëm, por duhet të mbahen maskat.

Ne të gjithë bashkërisht, qytetarë, profesionistë shëndetësorë e institucione duhet të jemi të përgjegjshëm për veprimet tona. E çka mund të bëjmë si qytetarë? Të paktën të bartim maskat dhe të ruajmë distancën fizike. Kjo është më e pakta që mund të bëni për të mbrojtur shëndetin tuaj”, ka shkruar ai./21Media