Drejtori i shërbimit spitalor Valbon Krasniqi në një konferencë për media ka thënë se deri më tani kanë arritur të vënë në dispozicion 700 shtretër.

Krasniqi tutje ka deklaruar  se varësisht nga situata do të destinojnë klinika të caktuara varësisht nga nevoja. Krasniqi ka thënë se janë duke bërë vazhdimisht thirrje për respektim të masave.

“Ne jemi të obliguar edhe me ligj që të ofrojmë edhe shërbime për pacientët tjerë. Krahas riorganizimit ne duhet të ruajmë edhe shërbimet bazike për pacientët me sëmundje tjera”, ka thënë ai ndër të tjera./21Media