Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi sot është marrë në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara për herë të parë.

Krasniqi ka deklaruar  që politikisht e ka luftuar Serbinë dhe kurrë nuk e ka drejtuar gishtin nga popullsia civile.

“Ju në aktakuzë po mundoheni ti ndani njerëzit në katolik e mysliman, unë jam shqiptar. Cilësimi i prokurorit që ne qenkemi ndërmarrje kriminale, për mua shokët e mi dhe familjen time, nuk ka diçka më fyese pasi ne një kohë të gjatë në rrethana tepër të vështira, u vumë në shërbim të lirisë”, ka thënë ai./21Media