Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për të dytën ditë me radhë u intervistua në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Intervistimi ka përfunduar rreth orës 19:00, ndërsa presidenti ka dalë nga objekti i Gjykatës Speciale dhe nuk është prononcuar për media. Bëhet e ditur se intervistimi i Thaçit do të vazhdojë edhe nesër në orën 13:00.

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus ka thënë se vet publikimi i aktakuzës e ka paralizuar Thaçin në ushtrimin e funksioneve të tij.

“Sipas rregullave të Gjykatës, konfirmimi i aktakuzës mund të shkojë deri në 6 muaj. Mirëpo që Thaçin vet publikimi i aktakuzës e ka paralizuar në ushtrimin e funksioneve të tij. Sot është e vështirë që të presim që ndonjë lider serioz i ndonjë prej shteteve me demokraci të zhvilluar do të pranojë të takohet me Thaçin, e aq më pak që ky të jetë prijës në ndonjë proces negociator me Serbinë, për shkak se edhe Vuçiq besoj që s’do të pranojë të ulet me Thaçin kur tani ai akuzohet për krime lufte”, deklaroi ai mes tjerash në “Click”./21Media