Sipas marrëveshjes Vuçiq-Putin tridhjetë tanke moderne T-72 duhet të arrijnë në Serbi. Kjo po konsiderohet si alarmante për Kosovën, vlerëson profesori universitar, Milazim Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se me këtë forcim të mejeteve ushtarake Serbia po bëhet gati për agresion.

“Ta pyesni Hotin dhe të ngjashmit me të në skenën tonë politike, mund t’u thotë se janë pjesë e procesit të “njohjes reciproke”, ka shkruar ndër tjera Krasniqi.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq ka konfirmuar se bëhet fjalë për tridhjetë tanke moderne T-72, të cilat janë  pjesë e marrëveshjes Vuçiq-Putin, të arritur në Soçi.  Ai tutje ka deklaruar se  a”ato do t’i forcojnë ndjeshëm aftësitë tona ushtarake”.

Sipas mediave në Beograd, tanket e para nga donacioni rus kanë arritur në Serbi më 28 tetor./21Media