Kredi në vlerë 100 milionë euro, qeveria miraton nismën për negocim me BE-në

Kabineti qeveritar ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”.

Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, këtë vendim e mori dje në mbledhje elektronike me kërkesën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë./21Media

Back to top button