Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Ismaili, kohëve të fundit po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale. Artistja për fansat e saj të shumtë po publikon imazhe të shumta nga përditshmëria e saj.

Sot, Adelina ka publikuar një imazh të bukur, teksa shihet pranë personit të saj të zemrës, bashkëshortit të saj. Krahas fotografisë së publikuar për 152 mijë ndjekësit e saj në instagram, këngëtarja ka lënë edhe një shkrim të veçantë për Valin, shkruan rtv21.tv

Krejt i kom, kur t’kom ty @val.krasniqi”, ka shkruar Adelina, teksa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta në fotografinë e publikuar.

Kujtojmë që, Adelina dhe Vali janë prindër të një vogëlushi simpatik, të cilit ia kanë vënë emrin Uliks./21Media