Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore, Venko Filipçe ka apeluar që kremtimet dhe festat që janë para nesh këtë vit t’i festojmë vetëm me më të afërmit dhe të mos ketë grupime nëpër shtëpi që të parandalohet përhapja e mëtejmë e infektimit me Covid-19.

Në postimin në “Facebook” ai thekson se muajt e ardhshëm janë më intensiv në përhapjen e Covid-19 dhe për këtë shkak nevojitet përgjegjësi maksimale për shëndetin, por edhe kujdes për shëndetin e të afërmve.

“Në periudhën e ardhshme të mos grupohemi nëpër shtëpi dhe të ndihmojmë të gjithë bashkë që sa më shpejtë të dalim nga kriza e koronës. Tani nevojitet të respektojmë masat e mbrojtjes, ndërsa vitin e ardhshëm do të festojmë konform traditave. Na ndihmoni, për të gjithë ne”, ka shkruar Filipçe në “Facebook”./TV21