Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kremtohet Dita Kombëtare e Francës në Kosovë

Ambasada franceze në Kosovë ka organizuar sot pritje me rastin e shënimit të Festës kombëtare të Francës.

Në pritjen e organizuar nga ambasadori Olivier Guerot morën pjesë kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, pjesëtarë të komunitetit francez në Kosovë, si dhe sportistë.

Këtë kremtim e bënë më atraktiv demonstrimet nga sportistët nga klubet e xhudos, karatesë dhe basketbollit.

Festimi i Ditës së Pavarësisë së Francës këtë vit përkon me mbajtjen në Paris të edicionit të 33-të të Lojërave Olimpike Verore dhe Paralimpike, ku Kosova do të merr pjesë për herë të tretë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button