Krerët e FBK do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropë

Krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) do të jenë pjesëmarrës të Asamblesë së Përgjithshme të FIBA Evropës.

Presidenti i FBK-së, Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku marrin pjesë në këtë Asamble, raporton KosovaPress.

Asambleja e Përgjithshme zhvillohet më datat 19 dhe 20 maj në Munih të Gjermanisë, ku krerët e FBK-së përfaqësojnë Kosovën.

Fetahu është anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission) ndërsa Dushku është anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission).

Back to top button