“Ne nuk kemi shumë kohë për të reaguar”

“Ne nuk kemi shumë kohë për të reaguar”

Qindra përgjegjës të kompanive të robotikës apo të inteligjencës artificiale, mes të cilëve edhe miliarderi Elon Musk, i kanë dërguar një letër të hapur OKB-së për ta paralajmëruar për rreziqet e armëve autonome, të quajtura “robotë vrasës”.

“Armët ofensive autonome (…) do të mundësojnë konflikte të armatosura të një niveli të paparë kurrë më parë dhe me shpejtësi që vështirë të arrihen nga njerëzit”, shkruhet në këtë letër të hapur për konventën e OKB-së për armët.

Mes firmëtarëve, figuron edhe Elon Musk, pronari i prodhuesit të automjeteve elektrike dhe gjysmë autonome “Tesla” dhe të kompanisë japësinore “SpaceX”, si dhe Mustafa Suleyman pronari i kompanisë britanike “DeepMind”, në pronësi të “Google” dhe e specializuar në inteligjencën artificiale.

“Si kompani që punojmë për zhvillimin e teknologjive të inteligjencës artificiale dhe të robotikës që mund të përdoren për të zhvilluar armë autonome, ne ndihemi veçanërisht përgjegjës dhe po lëshojmë alarmin”, thonë krerët e këtyre kompanive.

“Ato mund të jenë armë të tmerrshme, armë që diktatorë dhe terroristë do t’i përdorin kundër popullsive të pafajshme dhe armë që mund të piratohen për qëllime fatale”, vazhdojnë firmëtarët e kësaj letre të publikuar të dielën nga “Future of Life Institute”, organizëm jo fitimprurëse me qendër në SHBA që paralajmëron kundër keqpërdorimeve të mundshme të teknologjisë.

“Ne nuk kemi shumë kohë për të reaguar. Pasi të hapet kjo kuti e Pandorës, ajo do të jetë e vështirë të mbyllet. Është për këtë arsye që ju lutemi të gjeni mënyrat për të na mbrojtur nga ky rrezik”, shkruajnë firmëtarët me origjinë nga gjithë bota.

“OKB-ja merret me këtë lloji armatimi që prej vitit 2013 dhe mbledhje mbi këtë çështje do të zhvilloheshin duke filluar nga sot në Gjenevë, por ato janë anuluar dhe shtyrë për në nëntor”, sipas faqes së internetit të Kombeve të Bashkuara.

Në vitin 2015, mijëra shkencëtarë dhe personalitete kishin bërë një thirrje për ndalimin e armëve luftarake autonome.

Elon Musk, që është anëtar i “Future of Life Institute”, si dhe astrofizikanti i famshëm britanik Stephen Haëking, paralajmërojnë vazhdimisht kundër rreziqeve të inteligjencës artificiale, duke cituar veçanërisht “robotët vrasës”.

Alarmi u lëshua ndërkohë që mblidhej sot në Melburn, në Australi, Konferenca Ndëkombëtare e Përbashkët mbi Inteligjencën Artificiale, me 2 000 pjesëmarrës, një rekord sipas organizatorëve.

“Sot, humbjet e jetëve njerëzore pengojnë në fillimin apo përkeqësimin e një konflikti. Por kur viktimat kryesore të jenë robotë, faktori pengues ndryshon krejtësisht dhe probabiliteti i një konflikti rritet”, deklaroi Mary Anne Ëilliams, profesoreshë e Universitetit të Teknologjisë në Sidnei në Melburn./21Media