Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti sot bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani. Aty u kujtua trimëria dhe sakrifica e dëshmorëve, ku edhe u theksua se të rënët për liri do të kujtohen dhe respektohen përherë. Krerëve institucionalë iu kërkua nga familjarët që gjatë qeverisjes të rregullojnë varret e gjithsecilit dëshmor.

Pas homazheve, Osmani u shpreh se falë sakricës sublime të dëshmorëve populli shqiptarë gëzon lirinë. Ajo shtoi se në ditën e Dëshmorëve të Prishtinës duhet t’iu itet gjeneratave të reja për trimërinë e dëshmorëve të cilët ranë për të mbrojtur Kosovën.

Osmani tha edhe se udhërrëfyesi më i ndritshëm për secilin është rruga që e kanë ndërtuar dëshmorët që ranë për atdhe.

“Sot është dita e Dëshmorëve të Prishtinës, është një prej ditëve kur të gjithë ne bëhemi bashkë për ta nderuar sakricën sublime që secili nga dëshmorët e këtij rajoni e bënë në mënyrë që ne sot ta gëzojmë lirinë. Është po ashtu dita ku ne duhet t’iu asim brezave të rinj dhe gjeneratave të reja për trimërinë e dëshmorëve të Kosovës, dëshmorëve të cilët si pjesë e luftës sonë çlirimtare si pjesë e UÇK-së kanë rënë duke e mbrojtur Kosovë, ranë duke treguar se sakrica për lirin, sakrica për atdhe është dashuria më sublime që mund ta ketë një njeri. Prandaj dhe sot përkujtojmë të gjithë ata duke ia përkujtuar gjithashtu vetvetes se udhërrëfyesi më i ndritshëm për secilin prej nesh është pikërisht rruga që e ka ndërtuar secili dëshmorë që ka rënë për atdhe”, tha Osmani.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se liria e popullit dhe pavarësia e Kosovës nuk do të ishte e mundur pa sakricën e dëshmorëve. Ai u shpreh edhe se pjesa më e lavdishme e historisë së re të Kosovës është lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sakrica e tyre qëndron e palëkundur në themelet e shtetit tonë, pa sakricën dhe rënien e dëshmorëve nuk do të ishte e mundur liria e popullit tonë e as shtetësia e pavarësia e vendit tonë.,
kështu se sa të ketë gjallë komb shqiptar ata do të nderohen e respektohen gjithmonë. Mendoj që pjesa më e lavdishme e historisë së re të Kosovës dhe kombit tonë është lufta jonë çlirimtare, lufta
e Ushtrisë Çlirimtare, rënia e mbi 2 mijë e 500 dëshmorëve, rënia e 14 mijë martirëve gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha Konjufca.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para mediave tha se dëshmorët e kombit e bashkojnë popullin.

“Dëshmorët e kombit e bashkojnë popullin. Sot bashkë me presidenten e republikës dhe kryetarin e Kuvendit bëmë nderime tek varret e dëshmorëve të kryeqytetit të cilët luftuan për liri dhe ranë heroikisht që të ngritën edhe kauza jonë e më pas të vijnë edhe liria dhe pavarësia. Andaj ne kthehemi e rikthehemi në këto vende në mënyrë qe t’i kujtojmë ata dhe t’ia përkujtojmë vetes çmimin e madh që ka paguar populli ynë me gjakun e vet për lirinë dhe pavarësinë që e kemi sot. Por në të njëjtën për të përkujtuar amanetet dhe idealet e tyre që të vazhdojmë për progres, barazi dhe mirëqenie” , tha Kurti.

Krerëve institucionalë iu kërkua nga familjarët e dëshmorëve që të rregullojnë varret e të rënëve e të mos jenë vetëm premtime sikurse bënë qeveritë e shkuara. Njëri nga familjarët, derisa i kërkoi Osmani, Konjufcës e Kurtit që të rregullojnë varrezat, theksoi edhe se kjo qeveri është e shpresës.