Gjendja e patriarkut serb, Irinej, është përkeqësuar, pas infektimit nga Covid 19.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe u shtrua në spital më 4 nëntor për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij. Ai ndodhet në Spitalin Ushtarak në Karaburma, transmeton rtv21.tv.

“Këshilli i përhershëm i mjekëve, në prani të mjekëve nga Federata Ruse, po monitoron gjendjen e përgjithshme dhe klinike të Shenjtërisë së Tij Patriarkun e Serbisë z. Irinej. Publiku do të vazhdojë të informohet për gjendjen e tij shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Kishës Ortodokse Serbe.

Gjendja e patriarkut serb është përkeqësuar natën e kaluar, por ajo është nën kontroll tani për tani, tha për mediat serbe, Peshkopi Stefan Sariç, peshkopi famullitar i patriarkut dhe plaku i tempullit të Shën Sava.

Në fund të tetorit, nga Covid 19 ka vdekur kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, patriarku Amfilohije./21Media