Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, infektohet nga koronavirusi.

Burime për oranews bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e tij është e stabilizuar për momentin dhe po merr mjekim në shtëpi.

Në vend të tij është komanduar zëvendësdrejtori Albert Dervishaj.

Më herët, rezultoi pozitiv për COVID edhe zëdhënësi i policisë së Shtetit, dhe së fundmi është infektuar nga koronavirusi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme së Shqipërisë.