Krijimtaria letrare e Fan Nolit vjen në Odën e Librit në kuadër të programit të Qendrës “Libart” në bibliotekën e qytetit “Hivzi Sulejmani”.

Pos hapjes së bibliotekës, është edhe diskutimi që do të ndodhë këtë të enjte nga ora 16:30 në Qendrën “Libart” për jetën, veprimtarinë dhe në veçanti për krijimtarinë letrare të shkrimtarit dhe eruditit të shquar shqiptar, Fan Nolit.

Sipas njoftimit, numri i pjesëmarrësve është i limituar për shkak të masave parandaluese të përhapjes së pandemisë COVID-19./21Media