Krijohet koleksioni i diamantëve më të mëdhenj që keni parë
6 Gusht 2017
Kompania që krijon gurë të çmuar, Alrosa ka sjellë një koleksion të ri prej 5 diamantësh, të cilët do të jenë të pastër dhe të mëdhenj, si kurrë më parë
Kompania që krijon gurë të çmuar, Alrosa ka sjellë një koleksion të ri prej 5 diamantësh, të cilët do të jenë të pastër dhe të mëdhenj, si kurrë më parë
Secili prej tyre do të mbajë gur rreth 51.38 karat dhe do të quhet ‘Koleksioni i Dinastisë.’
“Ky koleksion është vërtetë i vecantë. 5 diamantët janë marrë nga një i vetëm që është zbuluar në Yakutia para 2 vitesh. U desh 1 vit e gjysmë për ta krijuar por rezultati ishte i vlefshëm pasi kemi fituar diamante të mahnitshme dhe cilësore,” – tha presidenti i kompanisë, Sergej Ivanov për RT.
Sipas tij, çmimet do variojnë nga 10 milionë dollarë, ndërsa shitja do fillojë nga nëntori i këtij viti.
Mendohet që secili prej tyre do të shitet në një ankand që do bëhet nëpërmjet internetit.