Kremlini i prerë

Kremlini i prerë

Kremlini ka njoftuar sot se gadishulli i Krimesë që është aneksuar nga Ukraina në vitin 2014 është një pjesë e pandashme e Rusisë dhe se nuk do të jetë subjekt në agjendën e bisedimeve midis presidentit rus Vlladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump që do mbahet në Helsinki gjatë këtij muaji.

Presidenti Putin është i hapur për kompromise me presidentin Trump në të gjitha çështjet tjera, ka thënë përmes një tele-konference për gazetarë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.

Ndërkohë burime tjera thonë se në fokus të bisedimeve gjatë samitit të ardhshëm SHBA-Rusi do të jetë e ardhmja e Sirisë dhe propozimi që Rusia të ndihmojë në dëbimin e Iranit nga fushëbeteja në Siri./21Media