Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se 19 korriku i vitit 1998, ua kujton masakrën e forcave serbe në Rahovec, që u pasua me të tjera masakra në mbarë Kosovën, deri në çlirimin e plotë në qershor 1999.

Le të pushojnë në paqe këta martirë të lirisë. Kriminelët do të marrin atë që meritojnë. Drejtësia do të mbisundojë, si në tokë ashtu edhe në qiell”, ka shkruar ai.

Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook, se heroizmi i bashkëluftëtarëve në këtë ditë korriku, mbetet i paharruar, ashtu siç mbetën të përjetësuar emrat e tyre.

Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani Paçarizi, Avdullah Bugari, Agim Kelmendi, Bujar Buzhala, Afrim Krasniqi, Sadik Shala, Ramadan Morina, Faik Rama, Gëzim Hamza, Mizair Isma, Remzi Ukshini, Liman Gegaj, Arian Brahimi, Bekim Isma, Bajram Veliu, Samir Nurkasa, Eshrefedin Kastrati, Gëzim Mullabazi, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi. Dëshmorët janë ndërgjegjja e kombit. Dëshira e tyre për liri, mposhti pushtuesin. Ata janë udhërrëfyesit tonë, në çdo moment të angazhimeve tona për ndërtimin e vendit, ashtu siç e ëndërruan ata. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.

Edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka kujtuar dëshmorët e rënë në Epopenë e Rahovecit.

Kujtoj me krenari bashkëluftëtarët e mi të cilët ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë: Agim Çelaj, Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina.  Rënia e tyre heroike ishte goditje e madhe për të gjithë ne, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për të vazhduar luftën tonë të drejtë deri në fitore“, ka shkruar Limaj./21Media