Kristen Stewart do të luaj rolin e Princeshës Diana në filmin “Spencer”, të regjisorit Pablo Larrain.

Xhirimet e filmit pritet të fillojnë vitin e ardhshëm dhe aktorja ka deklaruar se është duke u përgatitur për këtë.

Kristen ka hasur në mjaft reagime pasi lajmi u bë publik. Shumë kërkuan të ishte një aktore britanike për ta luajtur, të tjerë e vunë theksin tek homoseksualiteti i Kristen. Vetë aktorja ka folur për ndjesitë e saj.

Aksenti më tremb. Për dreq, njerëzit e njohin zërin e Lady Diana-s shumë mirë, e kemi shumë të ndryshëm dhe ndaj është shumë e vështirë për mua. Unë po punoj për këtë pjesë”, ka thënë Kristen. “Është një nga historitë më prekëse dhe ndaj nuk dua thjesht ta luaj rolin e saj. Dua ta njoh atë”, ka thënë ajo./21Media