Qeveria e Kosovës e ka komentuar deklaratën e ndërmjetësimit të dialogut Kosovës Serbi, Josep Borrell i cili nuk e ka përjashtuar shkëmbimin e territorit midis dy shteteve. Qeveria thekson se dialogu duhet të jetë parimor dhe se  nuk mund të ketë marrëveshje pa dialog dhe dialog me harta. Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, diskutimet që kanë për subjekt kufinjtë e Republikës së Kosovës si premisë për një marrëveshje janë të papranueshme ashtu sikurse një marrëveshje që përfshinë ndryshimin e tyre si rezultat.  Edhe në AAK-ja e ka kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territorit. Ndërsa, njohësit e integrimeve evropiane vlerësojnë se përfaqësuesit politik në vend duhet të kenë opsionet e qarta për marrëveshjen finale me Serbinë.(Teksti-Burim ZARIQI, kamera- Berat BAHTIRI)./21Media