Shtyhet seanca e jashtëzakonshme

Shtyhet seanca e jashtëzakonshme

Me kërkesë të vet parashtruesit të debatit është shtyrë seanca e jashtëzakonshme lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarje të mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

Në sallë qenë të pranishëm shumica e deputetëve të pozitës për shkak të pjesëmarrjes në aktivitete për manifestimin e Epopesë së UÇK-së. U kritikuan thirrësit e kësaj seance po në datën kur shënohet Beteja e Prekazit. Kryesia e Kuvendit do të vendos për mbajtjen e kësaj seance./21Media