Një vjeherr u kritikua për poshtërimin e gruas së djalit të saj duke veshur një fustan nusërie identik me të sajin në dasmën e tyre.

Nëna që besohet të jetë nga Amerika e Jugut, mund të shihej me krenari e veshur me fustanin e nusërisë në krahun e djalit të saj ndërsa ata pozuan për foto, ndërsa nusja qëndronte ngushtë në anën tjetër të tij.

Momenti u kap në një fotografi e cila është postuar në një grup në “Facebook”, transmeton rtv21.tv.

Entuziastët e tmerruar të dasmës e poshtëruan vjehrrën për veshjen e një fustani të njëjtë, duke thënë se dukej sikur donte të martohej me djalin e saj.

Në foton e dasmës, e cila ishte shpërndarë në një gazetë lokale përpara se ta publikonin atë në internet, nusja dhe vjehrra e saj mbajnë krahët e djalit./21Media