Sot përfundoi afati i marrëveshjes për dërgimin e plehrave në Sharrë.

Një ekip specialistësh, sipas banorëve të zonës së fshatit Shën Pjetër kanë shkuar për të përzgjedhur një zonë të re groposje në fshatin Shën Pjetër.

Ajo është një zonë e rëndesishme turistike, e ngjashme me Spillenë.

Në Gjirin e Lalëzit, banorët janë ngritur dhe janë konfliktuar me ekpertët e plehrave të Durrësit.

Sipas burimeve, qëllimi është për të hedhur plehrat disa ditë sa të gjendet zgjidhje, pasi dhe në këtë zonë nuk ka vende që mund të depozitohen masivisht mbetjet urbane.

I gjithë territori i plazhit mund të terrorizohet nga rreth 50 kamione në ditë që merren me transportin e tyre./oranews