Kriza rrezikon edhe Shqipërinë, norma e interesit për lekun nuk ndryshon, BSH monitoron situatën

“Ekonomia shqiptare pritej të kishte një trend pozitiv, me një rritje pranë potencialit në nivelin 3.5-4%, inflacioni do të rritej në nivelin 3% sipas objektivit të Bankës së Shqipërisë”, tha Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare, Banka e Shqipërisë

Ky skenar i Bankës së Shqipërisë për ekonominë vendase për vitin 2026 rrezikon të mos përmbushet, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Vendi duket se po shkon drejt një krize të re për shkak të luahtjes së tregut të naftës, që do të rrisë çmimet për produkte e shërbime dhe do të frenojë rritjen ekonomike.

“Është një goditje oferte që nse do të vazhdojë, dotë sjellë pasoja serioze në ekonominë shqoptare. Kahu I ndikimit të saj në ekonomi do të jetë në drejtim të rritjes së inflacionit dhe të frenimit të rritjes ekonomike sepse shpenzimet që mbuloin tregun e brendshëm do të devjoheshin për të mbuluar një faturë më të larë importi. Pesha direkte e naftës në shportën e konsumit familjar është në nivelin e 3.5%, përbën një përqindje jo të vogël”, tha Themeli.

Megjithatë, Banka Qendrore thotë se situata është ende e paqartë dhe për këtë arsye, në mbledhjen e fundit u vendos që norma bazë e interesit për lekun të mos ndryshojë.

“Konkkluzioni i përgjithshëm është që për momentin është pothaujse në kufijtë e të pamundurës gjenerimi i projeksioneve bindëse për të ardhmen dhe për ndikimin që do të kenë, të paktën në aspektin sasior. Përsa kohë është e pamundur të ndërtohen skenarë të besueshëm për zhvillimet në të ardhmen, është e arsyeshme të mos lëvizet me politkën monëtare. Në fillim të muajit maj ,BSH do të marrë edhe njëherë në shqyrtim qëndriin e politikën monetare dhe besoj që gjatë prillit do të kemi më shumë kohë dhe informacion mbi ndikimin që do të ketë në ekonominë shqiptare”, shtoi ai.

Në vitin 2025 Shqipëria importoi 740 mijë tonë naftë me burimin kryesor nga Arabia Saudite dhe me një faturë importi prej 667 milionë euosh./vizionplus.tv

Back to top button