Autoritetet shëndetësore në Kroaci kanë bërë të ditur se nga gjithsej 1 mijë e 338 testime të realizuara, brenda 24 orëve janë regjistruar 116 raste të reja me Covid-19, me çka numri i rasteve aktive në vend është rritur në 1 mijë e 204, prej të cilëve 139 pacientë trajtohen në spitale, kurse 8 janë në respiratorë.

Brenda 24 orëve Kroacia nuk ka regjistruar asnjë rast të vdekjes si pasojë e Covid-19.

Që nga paraqitja e rastit të parë me 25 shkurt, deri më sot në Kroaci janë regjistruar 4 mijë e 253 raste me Covid-19, prej të cilëve 2 mijë e 929 janë shëruar, ndërsa 120 persona kanë humbur jetën. Kroacia gjithsej ka realizuar 102 mijë e 189 testime për koronavirusin e ri, kurse aktualisht në vend 4 mijë e 507 persona janë në vetizolim.