Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus, ka bërë të ditur Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

“E 89-ta ditë që nga shfaqja e koronavirusit: 2 mijë e 243 të prekur dhe 2 mijë e 23 të shëruar. Sot i gëzohemi numrit të cilin e kemi arritur me përgjegjësi dhe disiplinë. Zero të infektuar të rinj”, ka shkruar në rrjetin social, Twitter, Ministri kroat i Shëndetësisë, Villi Berosh.

Në Kroaci deri më 23 maj, 99 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi. Në total, autoritetet kroate kanë testuar mbi 60 mijë persona.