Ivan Kllasniq, një ish-futbollist kroat, ka fituar gjyqin kundër një grupi të mjekëve, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”.

Mediet shkruajnë se ish-futbollistit do t’i takojnë afro 4 milionë euro dëmshpërblim, për shkak të diagnostikimit e më pas shërimit të gabuar që i kanë bërë mjekët gjerman.

Padinë për dëmshpërblim Kllasniq e ka ngritur para 12 vjetësh.

Ish-futbollisti kroat me rekomandim të mjekëve të ekipit, ishte operuar nga “zorra qorre” në vitin 2005, por pa nevojë.

Problemin e kishte shumë më serioz, por mjekët nuk ia kishin vërejt, thuhet në aktpadinë, e cila citon raportin e mjekut se Kllasniq kishte probleme me veshkën dhe jo me zorrën qorre.

Sipas mjekëve, disfunksioni i veshkës së Kllasniq është dashur të vërehet qysh në vitin 2002, por këtë mjekët e ekipit të tij s’e kanë pa.

Shkaku i veshkës, ish-futbollisti është dashur të mbarojë karrierën sportive shumë më herët, ndërsa transplantin e vëshkës e ka realizuar tek në tentimin e tretë.