Mbledhja e Qeverisë në detyrë 

 Mbledhja e Qeverisë në detyrë 

Qeveria në detyrë sot në mbledhjen e radhës ndau 60 mijë euro për familjarët e punëtorëve që humbën jetën dje në Minierën e Artanës. Në këtë mbledhje, po ashtu janë ndarë edhe 12 milionë euro shtesë për pakon emergjente fiskale.

Qeveria në detyrë po ashtu ka shkarkuar sot edhe bordin e Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, dhe u emërua Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve.