KRU ”Prishtina” kërkon nga qytetarët e tetë komunave të Kosovës që të bëjnë pagesën e shërbimeve të ujit dhe kanalizimit,.

“Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi, të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, mos lejimin e grumbullimit të borxhit tuaj  dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara, si prodhim, furnizim dhe mirëmbajtje.”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Thirrja për pagesë , vlenë për konsumatorët e tetë komunave, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Drenas, Graçanicë dhe Podujevë.

Po ashtu kjo kompani bën thirrje që gjatë kryerjes së pagesave të respektohen masat ndaj COVID-19, pra të mbahet distanca./21Media