KRU “Prishtina” dërgon te përmbaruesi rreth 1 mijë borxhlinj

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” krahas lehtësimit të kritereve për programimin e borxheve kërkon nga konsumatorët që të përmbushin obligimin e tyre financiar ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

KRU “Prishtina” ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te permbaruesit privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro).

“Për një muaj ( janar-shkurt 2021) janë dërguar rreth 1000 lëndë të borxhlinjve te Përmbaruesit Privat ( kryesisht sektorin e bizneseve), me ç’rast zyra ligjore është duke përgatitur vazhdimisht edhe lëndë të tjera për procedurë përmbarimore. Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë për ju dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./21Media

Back to top button