KRU “Prishtina” me aksion të paparë deri më sot, paralajmëron shkyçje të mëdha

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”,  ka njoftuar se nga sot (e mërkure) do të fillojnë me aksion për shkyçje të mëdha ndaj konsumatorëve që janë kyçur ilegalisht.

“Besoni ose jo, furnizimi me ujë të pijshëm po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga kyçjet e paautorizuara, nga ata konsumatorë që furnizohen me ujë duke shfrytëzuar alternativa ilegale. Andaj, sot e tutje do jemi pa kompromis ndaj atyre që me vjet marrin ujë pa paguar për shërbime të ujit, e aq më keq kur sot kemi blloqe banesore që as nuk janë regjistruar edhe pas dhjetëra vërejtjeve që u kemi bërë. Nga sot 0 tolerime për konsumatorët e kyçur ilegalisht në sistemin publik të ujësjellësit.”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

KRU thotë se ky aksioni i sotëm do të jetë i paparë më herët.

“Nuk ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat e ujit dhe as për ata që kanë shfrytëzuar alternativa ilegale.”, bëhet e ditur në njoftim./21Media

 

Back to top button