Kryebashkiaku i Kievit shpall shtetrrethim të ri

Kryebashkiaku i Kievit e ka zgjatur shtetrrethimin në kryeqytetin ukrainas nga ora 20:00 me orën lokale (18:00 GMT) të shtunën deri në orën 08:00 të së hënës.

Vitali Klitschko tha në një postim në internet se vendimi është marrë nga ushtria ukrainase.

“Sipas vendimit të komandës ushtarake, shtetrrethimi në Kiev dhe rajon do të forcohet përsëri”, tha ai.

Klitschko tha se vetëm automjetet me leje speciale mund të funksionojnë gjatë shtetrrethimit dhe se banorët e qytetit mund të dalin në strehimore vetëm kur bie një alarm. /21Media

Back to top button