Kryebashkiaku i Melitopolit u lirua në shkëmbim të të burgosurve, thotë zyrtari ukrainas
Kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Federov, i cili raportohet se u rrëmbye nga forcat ruse pesë ditë më parë, u lirua pasi Ukraina ra dakord të shkëmbente për të nëntë ushtarë rusë të kapur, sipas një ndihmësi të lartë presidencial ukrainas.
Kapja e Ivan Federov – liderit të një prej qyteteve të para të pushtuara nga Rusia – bëri që presidenti Zelensky të akuzonte Rusinë për fillimin e një “faze të re terrori”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Të mërkurën, ndihmësit presidencialë ukrainas thanë se Federov u lirua pas një “operacioni”, por nuk dhanë detaje të mëtejme./21Media