Rama dha detaje rreth mbledhjes

Rama dha detaje rreth mbledhjes

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor po mbajnë mbledhje online me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz dhe me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë detaje rreth këtij takimi.

“Garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun evropian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i Bashkimi Evropian për vendet e rajonit tonë në këtë reagim. Mbledhja e Këshillit Evropian javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka vepruar shpejtë e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë”, shkroi ai./21Media