Kryeministri Avdullah Hoti, ka pranuar një letër urimi për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës, nga kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babis.
Me këtë rast kryeministri çek ka përsëritur mbështetjen e vendit të tij për përpjekjet e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të prosperuar dhe për të përparuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Mezi pres bashkëpunimin tonë në të ardhmen“, ka shkruar Babis./21Media