Kryeministri e hapi edicionin e 23-të të Turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka hapur edicionin e 23-të të Turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë. Me këtë rast, Kurti ha se sikur edhe sportet e tjera luftarake, edhe sporti i boksit reflekton traditën në fushën e sportit, por edhe historinë e suksesit, rezistencës dhe luftës së vendit tonë.
Ky turnir sportiv, që padyshim reprezenton suksesin e sportit vendor, sipas kryeministrit, tregon edhe shumë çka tjetër për vendin dhe popullin tonë.  Emërimi i tij, “Adem Jashari”, shënon sakrificën dhe flijimin e Familjes Jashari që sot është simbolika e Pavarësisë së popullit tonë, tha kryeministri, ndërsa shtoi se organizimi i parë i këtij turniri daton që nga viti 1999 dhe po vazhdon traditën e mbajtjes në vendin e njëjtë, në Prishtinë.
Dhe e treta, siç tha kryeministri Kurti, kjo ngjarje reprezenton punën dhe mundin e sportistëve, trajnerëve dhe punëtorëve sportiv të cilët pa ndalur, ndër-gjenerata e breza të tërë kanë zhvilluar sportin e boksit në vend, duke i vazhduar kështu sukseset e kampionëve shqiptarë të periudhës së ish-Jugosllavisë.
Kryeministri ju uroi mireseardhje të gjitha shteteve pjesëmarrëse në këtë ngjarje, ndërsa sportistëve ju uroi suksese në finalet e sotme, në ring të boksit.”, u bë e ditur në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Turniri  ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari” që ështē organizim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Federatën e Boksit të Kosovës, po zhvillohet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit./21Media

Back to top button