Mark Rutte është kryeministër i Holandës nga viti 2010

Mark Rutte është kryeministër i Holandës nga viti 2010

Udhëheqësit e shtetit janë mësuar që shumë punë të kryhen nga të tjerët për ata, mirëpo ka edhe nga ata që nuk përtojnë t’i hyjnë punës edhe aty ku nuk e kanë obligim.

I tillë është edhe kryeministri holandez Rutte, i cili ka rrëzuar kafen të cilën ai e mbante në ambientet e Parlamentit të Holandës, mirëpo veprimi i tij i ardhshëm ishte pak i pritur, shkruan rtv21.tv.

Ai filloi ta pastronte vetë rrëmujën që kishte bërë, duke u duartrokitur nga pastrueset e parlamentit.

Kjo video u shpërnda gjithandej nëpër rrjetet sociale, duke fituar me qindra e mijëra komente të mira për veprimet e burrështetasit holandez./21Media