Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka filluar raportimin e tij  në Kuvend për 100 ditëshin e qeverisjes së tij.

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, Hoti raporton para ligjvënësve nga përballja me pandeminë COVID-19, gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vendit dhe bizneseve, dialogu me Serbinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.