Kryeministri Avdullah Hoti, ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, me rastin e marrjes së detyrës në krye të ekzekutivit.

Orban ka theksuar se Hungaria mbetet e përkushtuar që të mbështesë përpjekjet që synojnë integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet evropiane duke garantuar se Hungaria do të vazhdojë të punojë në thellimin e tregtisë tonë bilaterale me përfitime reciproke, investimet dhe marrëdhëniet edukative sa më shumë që është e mundur.

Shkëlqesi, duke ju uruar shëndet dhe sukses në detyrën tuaj me shumë përgjegjësi, ju lutemi pranoni konsideratat e mia më të larta“, shkroi Orban./21Media