Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se qeveria britanike do të punojë me autoritetet e futbollit për t’u marrë me projektin e diskutueshëm të Superligës Evropiane.

“Ne do të shohim gjithçka që mund të bëjmë me autoritetet e futbollit për t’u siguruar që kjo nismë nuk shkon përpara në mënyrën që është propozuar aktualisht. Unë nuk mendoj se është një lajm i mirë për tifozët, nuk mendoj se është një lajm i mirë për futbollin në këtë vend. Këto klube nuk janë vetëm marka të shkëlqyera globale. Ata janë gjithashtu klube që kanë origjinën historike nga qytetet e tyre, komunitetet e tyre lokale. Ata duhet të kenë një lidhje me ata tifozë në ato komunitete. Është shumë e rëndësishme që të vazhdojë të jetë kështu. Nuk më pëlqen pamja e këtyre propozimeve dhe ne do të këshillohemi për atë që mund të bëjmë.”, tha Johnson për “Sky Sport”.

Gjashtë klube nga Premierliga kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë garë të re evropiane.