Kryeministri i Izraelit foli me Zelenskyn dhe Putinin

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett foli të martën veçmas me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus, Vladimir Putin.
Në një postim në Twitter, Zelensky tha se ai falënderoi Bennett “për përpjekjet ndërmjetësuese të Izraelit. Diskutuan mënyrat për t’i dhënë fund luftës dhe dhunës”, transmeton rtv21.tv.


Një deklaratë e Kremlinit për thirrjen tha se izraelitët filluan thirrjen dhe se të dy liderët “diskutuan aspekte të ndryshme të situatës me operacionin special ushtarak të Rusisë për të mbrojtur Donbasin”.
Vladimir Putin ndau vlerësimin e tij për raundin e tretë të bisedimeve midis delegacionit rus dhe përfaqësuesve nga Ukraina të mbajtur më 7 mars në Bjellorusi.
Izraeli nuk ka dhënë asnjë deklaratë për thirrjet deri më tani.
Raundi i fundit i bisedave vjen tre ditë pasi Bennett bëri një udhëtim të papritur në Moskë të shtunën, ku ai kaloi tre orë me Putinin. Bennett tha të nesërmen se Izraeli do të vazhdojë të ndihmojë ndërmjetësimin “edhe nëse shansi nuk është i madh”./21Media

Back to top button