Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga thotë se është penduar për pjesëmarrjen në një darkë në grup me miq duke shkelur udhëzimet e qeverisë së tij për koronavirusin, ndërsa nivelet e infeksioneve në vend vazhdojnë të rriten.

Për javë të tëra, zyrtarët japonezë të shëndetësisë u kanë kërkuar qytetarëve të zvogëlojnë aktivitetet e tyre të përditshme, të qëndrojnë vigjilentë dhe vetëm të darkojnë jashtë në një numër të vogël për të frenuar një valë të re të Covid-19.

Por të hënën, Suga duket se nuk i përfilli këto udhëzime duke marrë pjesë në një mbledhje me shtatë mysafirë, të cilët ishin të gjithë mbi moshën 70 vjeç, në një restorant të nivelit të lartë në rrethin Ginza të Tokios.

Duke iu drejtuar gazetarëve në rezidencën e Kryeministrit të mërkurën, Suga tha: Kishte një distancë të mjaftueshme me pjesëmarrësit e tjerë, por pendohem seriozisht për ftesën e skepticizmit publik”.

Qeveria Metropolitane e Tokios ka këshilluar të kufizojë numrin e njerëzve që darkojnë në restorante dhe u ka kërkuar qytetarëve të moshuar, të cilët janë veçanërisht të prekshëm, t’i përmbahen këtij udhëzimi.

Pjesëmarrja e tij në darkë u kritikua nga ligjvënësit e opozitës, transmeton rtv21.tv.

Suga, i cili u betua si Kryeministër në shtator, trashëgoi sfida të rëndësishme pasi sëmundja shkaktoi përçarje të mëdha në ekonominë lokale dhe globale

Japonia, së bashku me fqinjën e saj Korenë e Jugut, po sheh një rritje të rasteve Covid-19 dhe shtrime në spitale.

Në Japoni, rastet janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi i muajit të kaluar. Më 1 nëntor, u raportuan pak më shumë se 600 raste. Njëzet ditë më vonë kishte më shumë se 2,500 infeksione ditore.

Vendi raportoi 2 mijë e 988 raste Covid-19 dhe 51 vdekje të mërkurën, duke e çuar totalin e të infektuarve në të gjithë vendin në 187 mijë e 815./21Media