Lojërat Olimpike u shtyen për vitin tjetër

Lojërat Olimpike u shtyen për vitin tjetër

Kryeministri japonez, Shinzo Abe tha se do të jetë e vështirë të mbahen Lojërat Olimpike vitin tjetër, nëse nuk frenohet pandemia. Lojërat Olimpike do të mbaheshin sivjet, por u shtyen deri në korrik të vitit 2021.

“Ne po thonim që Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të mbaheshin në një formë të plotë, ku atletët dhe spektatorët do të mund të marrin pjesë në mënyrë të sigurt. Do të ishte e pamundur që lojërat të mbahen në këso situate”, tha ai.

Ai shtoi se Lojërat Olimpike duhet të mbahen në atë mënyrë “që tregon se bota e ka fituar betejën kundër koronavirusit. Në të kundërtën, do të jetë e vështirë të mbahen”, transmeton 21Media

Japonia ka mbi 13 mijë e 895 të infektuar dhe më shumë se 413 viktima nga koronavirusi./21Media